RESIDENCA PËRFAQËSUESE LIGJORE-POSTARE

Ky shërbim do t’ju lejojë të bëni rezidencën e kompanisë tuaj një vend prestigjioz dhe në të njëjtën kohë do t’ju garantohet adresa postare për korrespondencën dhe pakot e vogla. Ju mund të vendosni adresën tonë në kartëvizitat tuaja, letrat me kokë, faqet e internetit duke i dhënë një imazh prestigjoz kompanisë tuaj, madje edhenjë biznesi të ri në fillimet e veta.

Avantazhet e rezidencës përfaqësuese ligjore-postare:

Ne ju garantojmë një shërbim të përpiktë dhe efikas në shërbime menaxhuese dhe transferuese. Stafi jonë do të kujdeset për marrjen e letrave, pakove ose porosive që vijnë në emrin tuaj me një komunikim të njëkohshëm dhe menjëhershëm.
Ju nuk keni nevojë të jeni në zyrë për të marrë letra dhe rekomande.
Me shërbimet tona lokale, më në fund, do të keni më shumë kohë për t’ju kushtuar aktiviteteve më të rëndësishme.