Një CV i mirë-shkruar është hapi i parë drejt intervistës. Megjithatë, shumë kandidatë bëjnë gabime të thjeshta që i lënë jashtë procesit të përzgjedhjes pa e kuptuar as vetë pse.

1. CV i gjatë dhe i pastrukturuar

Punëdhënësit kalojnë mesatarisht më pak se një minutë duke shqyrtuar një CV. Mbajeni në 1-2 faqe, me informacionin më të rëndësishëm lart.

2. Mungesa e rezultateve konkrete

Në vend që të shkruani thjesht “përgjegjës për shitjet”, tregoni impaktin: “rrita shitjet me 20% brenda 6 muajve”.

3. Gabime gramatikore dhe drejtshkrimore

Këto japin përshtypjen e mungesës së kujdesit. Gjithmonë rilexoni ose kërkoni një sy të dytë.

4. Foto ose informacion i panevojshëm

Fokusohuni te eksperienca dhe aftësitë profesionale, jo te detaje personale që nuk lidhen me pozicionin.

5. CV i njëjtë për çdo aplikim

Përshtateni CV-në sipas pozicionit specifik — theksoni aftësitë që përputhen më shumë me kërkesat e punës.

Nëse keni nevojë për ndihmë në përmirësimin e CV-së suaj, ekipi ynë ofron këshillim karriere falas.

error: Content is protected !!